Befason moti, fillojnë reshjet e borës

    Ashtu siç kishte paralajmëruar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në vend kanë filluar reshjet e borës.

    Brenda pak minutash, kryeqyteti ka nisur të mbulohet nga bora. Po ashtu, temperaturat kanë shënuar rënie, por që ky mot nuk pritet të zgjasë shumë.

    Temperaturat ditën e enjte do të shënojnë rënie kryesisht ato maksimalet, ndërsa minimalet priten të vazhdojnë me vlera të ngjashme.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-15 gradë Celsius. Kjo rënie e theksuar e temperaturave pritet të ndodh vetëm ditën e enjte.

    “Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi mesatare deri e fortë, kryesisht në veri të Dukagjinit ndërsa pjesët tjera të vendit do të fryjë erë me shpejtësi deri 12m/s, ka njoftuar IHMK.