Çika e artë e Kosovës nesër nderohet në mënyrën më të mirë të mundshme pas sukseseve në xhudo

Nesër në ora 11:00 në parkun e qytetit tek shtëpia e Kulturës në Pejë bëhet përurimi i shtatorës së Kampionës Olimpike, Majlinda Kelmendi.

Në këtë ceremoni do të jetë prezent edhe Kryetari i Federatës ndërkombëtare të xhudos Marius Vizer, një mik i madh i shtetit tonë.

Përveç tij do të marrin pjesë edhe shumë udhëheqës nga institucionet shtetërore.

Majlinda Kelemendi u bë përfaqësuesja e parë e Kosovës që fiton medalje olimpike në 7 gusht, 2016 ku mori të artën në judo, kategoria deri në 52 kg.