Dy Albinët

Ka dy Albinë.

Njëri opozitar rrebel, jokonformist, që ka gazin lotësellës substancë të pandashëme, herë si armë pro e herë si armë kundër.

Tjetri kryeministër i vendit, i përkulur para çdo gjëje që avancon poullin dhe vendin e tij.

Pra, nuk po flitet për ndryshim të personalitet kult të Kosovës pas vdekjes së Rugovës. Po flitet për një individ në pozita të ndryshme, kur e prezanton vetën dhe grupin e tij në njëren anë, dhe kur e prezanton shtetin dhe popullin e tij në anën tjetër.

“Qentë le të lehin, karvani le të ecë”.

Nuk po e çan kokën kryeministri për akuzat për ndryshim. Kosova ka humbur shumë kohë dhe kryeministri Kurti nuk ka kohë të bëjë transformimin gradual nga Albini opozitar në Albinin kryeministër. Ë bëri edhe aktin e fundit të përkuljes, homazhe para varrit të Presidentit Rugova.

E efektet e para të kryemimistrit të ri tashmë janë parë.

Vuçiqit i humbi kontrolli në Berlin, ndërsa e tërë shoqëria e fqinjit tonë verior ka filluar t’i trëmbet ballafaqimit me një lider të mençur nga Kosova.

Ata duan tjerë liderë. Asi liderësh që i detyrojnë të krijojnë vet gjykata për gjykim të vetvetës.

Duan ballafaqim me liderë të shantazhueshëm, të cilët edhe bota i sheh si njerëz të palexuar, arrogantë dhe të korruptuar e jo liderë të lexuar, të vendosur e të pakorruptuar.

Edhe në rrafshin nacional, Albini kryeminstër po e tejkalon vetveten, opozitarin jokonformist. Për të mirën e Kosovës e fton në takim edhe personin e fundit që do të donte ta takonte në Kosovë, Hashim Thaçin. E fton si president që Kosova të dalë më unike, më e fortë në arenën ndërkombëtare.

E fton në takim edhe përsonin e parafundit që do të donte ta shihte, Kadri Veselin. E fton si lider i opozitës që të veprojnë të gjithë së bashku për të mirë të vendit.

Ai, me veprimet e fundit po tregon se në këtë vend, grinda përonale sado e fortë të jetë, duhet lënë në shtëpi, sikurse interesat përsonake.

Në zyret e qeverisë ka grindë shtetërore dhe interesa shtetërore.