Kolona në magjistralen Prishtinë-Pejë

    Reshjet e borës kanë bërë që automjetet të kenë probleme për qarkullim, duke shkaktuar kështu kolona të gjata.

    Një rast i tillë ka ndodhur edhe në magjistralen Prishtinë-Pejë. Atje një kamion ka mbetur në mes të rrugës, shkaku i borës.

    Qytetarët kanë dërguar fotografi ku shihen kolonat e krijuara, shkaku i këtij kamioni.