Kosova kërkon arrestimin e bashkëpuntorit të Daçiqit

    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i ka kërkuar Prokurorisë së Kosovës lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar për Vladimir Cizelj.

    Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i ministrit Pacolli, Jetlir Zyberaj, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook.

    Ditët e fundit është folur shumë për Vladimir Cizelj. Ky kriminel i lidhur me rrjetet ndërkombëtare të krimit të organizuar dhe i përfshirë thellë në afera korruptive në të gjithë botën në emër të Ivica Daçiç, është përpjekur të shkaktojë dëme ndaj Kosovës“, ka shkruar Zyberaj.

    Sipas tij, Cizelj ka kryer aktivitet kriminal ndaj sovranitetit të Kosovës.

    Shkrimi i plotë i Jetlir Zyberajt në Facebook:

    Ditët e fundit është folur shumë për Vladimir Cizelj. Ky kriminel i lidhur me rrjetet ndërkombëtare të krimit të organizuar dhe i përfshirë thellë në afera korruptive në të gjithë botën në emër të Ivica Daçiç, është përpjekur të shkaktojë dëme ndaj Kosovës.

    Ne kemi qenë duke kundërshtuar atë dhe shefin e tij me vite dhe bota ka kuptuar veprimet e pista të Daçiqit dhe të Cizeljit.

    Prokuroria e Kosovës duhet të lëshoj një urdhër arrest ndërkombëtar kundër këtij personi, pasi ai ka shkaktuar përmes aktiviteteve kriminale dhe bandave kriminale një sulm ndaj sovranitetit të Kosovës.

    Aktiviteti kriminal është fytyra e vërtetë e diplomacisë serbe, siç ishte kryerja e krimevë të luftës në Kosovë fytyra e vërtetë e Beogradit.