Kurti: NATO është e pazëvendësueshme, publikuam një letër që po mbahej fshehtë

    Kryeministri Albin Kurti pas takimit me Komandantin e KFOR-it Michele Risi, ka komentuar sërish letërkëmbimin që ish-Kryeministri Thaçi kishte bërë në prill 2013 me ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, raporton Gazeta Express.

    Kurti ka shkruar në Facebook se NATO është e pazëvendësueshme për Kosovën

    “Para tre muajve isha në ndërrimin e komandës së KFOR-it ku Gjeneral Michele Risi mori komandën. Sot e mirëprita në Kryeministri. E kam thenë atëherë, e them tash dhe do të them përherë se prania e NATO-s në Kosovë është e pazëvendësueshme gjersa rajoni është ende jostabil dhe përderisa përballemi me një shtet që ka pretendime territoriale ndaj nesh”, ka shkruar Kryeministri.

    Kryeministri Kurti ka thënë se letrën e ka publikuar pasi që ishte mbajtur fshehtë.

    “Ajo që ne kemi bërë është publikimi i një letre e cila ishte mbajtur e fshehur nga publiku. Me sa kam parë, askush nuk na ka kritikuar se përse e kemi bërë transparente një letër të mbajtur fshehtë, e cila nuk ka qenë dokument i klasifikuar, por kritikuan opinionin ligjor nga zyra ime se pse ka rekomanduar shkarkimin e presidentit”, ka shkruar Kurti në Facebook.