Oligarku Kastrati vazhdon ta marrë taksën në Rrugën e Kombit, pavarësisht tragjedisë

Shqipëria mbrëmë është goditur nga një tërmet 6.4 ballë i Rihterit me ç’rast ka shkaktuar 24 viktima dhe ende janë duke u kërkuar trupa të tjerë

Sot, pothuajse tërë Kosova I ka sytë nga Shqipëria ku janë mobilizuar I madh dhe I vogël që ti dalin në ndihmë vëllezërve në Shqipëri.

Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro mjete kurse para janë duke u dhënë edhe nga biznese të ndryshme.

Shumë qytetarë Kosovar ia kanë mësyer Durrësit për të ndihmuar atje në gjendjen emergjente.

Pavarësisht kësaj, në rrugën e Kombit taksa është paguar rregullisht.

Express posedon një faturë ku një qytetarë e ka paguar taksën për t’u future në tunelin e Kalimashit.

Kujtojmë se kjo taksë grumbullohet nga oligarku Shefqet Kastrati, biznesmen shqiptar. /GazetaExpress/