Arsyet e çuditshme pse shampos duhet t’i hidhni hudhër

Hudhra është një ndër produktet më të shëndetshme si në përdorimin e saj në kuzhinë, ashtu edhe për probleme të ndryshme sa i përket lëkurës e madje edhe flokëve, transmeton Gazeta Metro.

Shpesh keni dëgjuar përdorimin e shampove të cilët kanë përbërje të hudhrës në të për të pasur flokë sa më të shëndetshëm dhe krejt kjo për shkak se hudhra është e pasur me shumë minerale si magnezi, sulfuri, zinku, hekuri, bakri dhe seleniumi. Përveç sulfurit, hudhra është e pasur me vitaminat A dhe C, fibër dhe aminoacide.

Hudhra ndihmon në reduktimin e rënies së flokut, përforcon rigjenerimin e folikulave të reja, largon toksinat e dëmshme nga lëkura e kokës, si dhe përmirëson pamjen e tyre të përgjithshme. Prania e squfurit në hudhër parandalon formimin e zbokthit në flokë.

Udhëzime të rëndësishme:

Për të dhënë një efekt sa më të mirë për zgjatjen e flokëve, këshillohet shtimi i një thelbi hudhër brenda shampos.
Sigurohuni që kombinimi i hudhrës me shampon të mos përsëritet më shumë se dy herë në muaj. Nëse e përdorni më shumë se 2 herë, mund të shkaktoni dehidratim lëkure dhe flokësh.

Që hudhra të japë efektin e duhur duhet ta vendosni në shampo 2 ditë përpara se ta përdorni. Për sa i përket erës së hudhrës, mos u shqetësoni: Mjafton të shtoni brenda shampos pak mjaltë, i cili do të veprojë si një kondicioner natyror për flokët tuaja.