Grenell e Reeker takojnë Avdullah Hotin: Refuzojnë takimin me Albin Kurtin

    I dërguari Special i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell dhe ushtruesi i detyrës së ndihmës Sekretarit të Shtetit Amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Philip Reeker, kanë refuzuar ta takojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.

    Kurti është refuzuar nga dy diplomatët e lartë të Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell dhe Pihilip Reeker, krejt kjo vjen pasi ai nuk ka larguar taksën 100% ndaj Serbisë.

    Kryeministri Kurti në parim është pajtuar që at heq taksën 100%, mirëpo ka paralajmëruar që si zëvendësim ndaj kësaj ta vendos reciprocitet ndaj Serbisë.
    E kjo gjë nuk ju ka pëlqyer amerikanëve, Grenell ka deklaruar se nuk dëshiron nga Kosova as vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, shkruan Gazeta Metro.

    Grenell i ka kërkuar qeverisë së Kosovës edhe njëherë largimin e të gjitha taksave dhe mos vendosjen e ndonjë mase tjetër ndaj Serbisë, vetëm e vetëm që t’i hapet rrugë dialogut me Beogradin dhe të arrihet marrëveshja finale mes dy vendeve.

    Kurtin amerikanët e refuzuan, mirëpo jo edhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka ka njoftuar se sot gjatë ditës është takuar me ambasadorin Richard Grenell dhe Philip Reeker.

    Lajmin se Grenell nuk është takuar me Kurtin, e ka konfirmuar edhe vet kryeministri, ku tha se nuk pa pasur takime me të por se janë në kontakt.

    “Nuk kam pasur kësaj radhe takim me ambasadorin Grenell këtu. Këtu kam takime bilaterale të aranzhuara më herët. Por jam në kontakt me Grenell, të cilin përndryshe e kam takuar dy herë më herët”, ka thënë Albin Kurti.