Ndërtuan shtëpizën nga balta: E gjithë bota ia ka lakmi këtij çifti për këtë parajsë të vogël

Shtëpia ka ambient dhe klimë të shkëlqyeshme për jetën e njerëzve dhe bimëve dhe vetë ngrohet dhe ftohet. Një shtëpizë e vogël në Australi është e veçantë.

Anija e tokës (siç e quajnë këtë shtëpisë) është ndërtesë vetëmbajtëse e cila shfrytëzon kombinimin modern të teknologjisë, teknikës super inteligjente e cila shfrytëzon dritën e diellit dhe shumë materiale të ricikluara nga të cilat është ndërtuar.

Këtë shtëpi vërtet mbresëlënëse prej 17 metra katrorësh e ka ndërtuar çifti Martin dhe Zoe, si shembull për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të ndërtojnë, duke përdorur materiale natyrore.

Kjo shtëpizë shfrytëzon energjinë solare, grumbullon ujin e shiut, e filtron dhe e shfrytëzon për përdorim të përditshëm.

Shtëpiza ka edhe gypa nëntokësorë nëpërmjet të cilëve është ndërtuar ftohja natyrore.