Përplasje para Kryeministrisë, policia zhvendos me forcë protestuesit kundër vizitës së Vuçiç

Përplasje përpara godinës së Kryeministrisë, mes protestuesve kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe policisë.

Një grup protestuesish, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qytetarë, me parrulla në duar janë pozicionuar para hotel “Rognerit” në Tiranë, aty ku Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev do të takohen me Edi Ramën.

Protestuesit janë kundër idesë së “mini-shengenit” ballkanik, që e quajnë si rikthim të ish-Jugosllavisë, por edhe të revoltuar me deklaratat e Vuçiç disa ditë më parë i cili nuk njeh krimet e luftës në Kosovë.